Tryeze e rumbullaket per dhunen ne futboll

Ministri i Brendshem gjerman Hans-Peter Friedrich do te donte te ekzistonte nje lloj kodi nderi. Per te arritur kete synim Federata gjermane e futbollit DFB me 6 milione anetare do te zhvilloje nje simpozium. Ne te do te marrin pjese police dhe sigurisht edhe tifoze sepse ne fund te fundit kemi te bejme me sjelljen e tyre e cila nuk eshte gjithnje paqesore
Une mendoj se eshte e rendesishme qe ne plan te pare te dale dialogu me tifozet. Per me teper edhe me tifozet e gatshem per te ushtruar dhune ne menyre qe edhe ata te kthehen ne tifoze paqesore. Dhe ne duam kryesisht te inkurajojme tifozet paqesore per te treguar kurajo civile dhe per te nderhyre dhe per te ndikuar ndaj njerezve te dhunshem ose te gatshem per dhune.
Nje rol te rendesishem ne luften kunder dhunes luajne prej vitesh projektet me tifozet qe financohet nga Lidhja gjemane e futbollit DFB dhe nga shteti. Presidenti i DFB-se Theo Zwanziger i quan 50 projektet qe zhvillohen ne gjithe vendin si pune sociale per shoqerine. Ai kujton 80 mije ndeshjet e futbollit qe organizohen cdo fundjave ne Gjermani. Ne mbi 99 perqind te tyre pjesemarresit sillen paqesisht. Futbolli nuk duhet shkaterruar nga njerezit qe ushqejne kulturen e tifozeve te dhunshem.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Reinhard Rauball Theo Zwanziger Hans-Peter Friedrich
Kjo fillon qe me gjuhen qe perdoret thote shefi i DFB-se dhe kujton pankartat me sharje. Keshtu per shembull ithtare fanatike te klubit te Shalkes 04 e shprehen inatin e tyre ndaj portjerit Manuel Neuer per shkak te transferimit tek Bajerni i Mynihut me nje pankarte qe kishte te shkruar nje njoftim per vdekje.
Kush trivializon dhunen verbale relativizon shume shpejt kufijte drejt dhunes fizike. Dhuna verbale kunder personave nuk mund te durohet nga tifozet e kultivuar.
... thote shefi i DFB-se duke kerkuar angazhim te qarte per fairness dhe refuzim te cdo lloj forme dhune dhe ofendimi personal. Zwanziger eshte dakord me perfaqesuesit e shoqatave dhe ligave se ceshtja e skenave shume te ndryshme te tifozeve duhet te merret seriozisht. Per kete kembengul shume Michael Gabriel nga qendra e koordinimit te projekteve te tifozeve KOS.
Tifozet duhet te kene ndjenjen se trajtohen drejt. Vetem nese trajtohen si duhet atehere gatishmeria e tifozeve brenda grupit do te rritet kunder sjelljeve te gabuara dhe do te zbatohet ne mbrojtje te skenes se vete. Kete duam ne te arrijme ne projektet me tifozet. Ne shohim se ne shoqata eshte pare rendesia e dialogut. Sikur te mos ishte keshtu nuk do te kishte kaq shume projekte tifozash. Une kam pare se dialogu duhet te rritet.
Ne nje pike tifozet me te ashper nuk duhet te shpresojne leshim ne perdorimin e piroteknikave. Per kete nuk ka asnje dyshim as presidenti i kampionit gjerman Borusia Dortmundit Reinhard Rauball. Ai eshte avokat dhe njekohesisht presidenti i Kampionatit gjerman te Futbollit DFL ne te cilen marrin pjese 36 klube profesionistesh te kategorise se pare dhe te dyte te futbollit.
Autor Marcel Frstenau / Pandeli Pani
Redaktoi E. Xhani