Damasku i izoluar - Liga Arabe keshillohet mbi perjashtimin e perkohshem te Sirise

A do te pezullohet anetarsimi i Sirise ne Ligen Arabe - apo megjithate jo Kjo eshte pyetje ne te cilen duhet te pergjigjen 22 ministrat e Jashtem arabe te merkuren 16.11.2011 ne Rabat ne nje takim te jashtezakonshem te Liges ne kryeqytetin e Marokut Rabat. Nese presidenti i Sirise Bashar al-Assad nuk do te beje nderkohe asnje leshim qe do te sinjalizonte perfundimin e dhunes kunder civileve ne vendin e tij atehere votimi do te jete Po perjashtim nga Liga.
Por gjerat mund te zhvillohen ndoshta ndryshe sepse si koncesion mund te llogaritet edhe ne qofte se Assadi lejon futjen ne vend te nje delegacioni prej 500 aktivisteve te te drejtave te njeriut dhe perfaqesueseve te Liges Arabe. Nabil al-Araby Sekretari i Pergjithshem i Liges Arabe deklaroi Ne Ligen Arabe eshte zhvilluar nje takim me 16 organizata per mbrojtjen e te drejtave te njeriut. Ne diskutimet tona eshte kuptuar se cdo grup mund te dergoje perfaqesues per ne Siri - nese te merkuren mirret nje vendim perkates. Te gjithe ata kane shprehur deshiren e forte per te marre pjese dhe ata jane gjithashtu me shume pervoje ne kete fushe. Dhe une mendoj se Keshilli i Ministrave do te bjere dakord ne Rabat qe misioni te filloje sa me shpejt.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mitingje pro presidentit Assad ne Siri dhe kunder Liges Arabe.
Nje ekspert i te drejtave te njeriut e sheh delegacionin si nje mjet per zgjidhjen e krizes dhe per ti dhene fund dhunes ne Siri. Mediat siriane kane raportuar gjithashtu se qeveria do te lejoje vezhguesit arabe ne vend. A mund te evitoje kjo perjashtimin e Sirise nga Liga Arabe ne momentin e fundit Kjo organizate eshte e njohur koheve te fundit per befasi politike. Dhe disa qeveri arabe mund te kene frike se me perjashtimin e Sirise mund te pershkallezohet situata ne vend e cila mund te coje drejt nje nderhyrjeje. Dhe kete nuk e deshiron askush nga kreret arabe.
Megjithate Liga Arabe ndoshta e frymezuar edhe nje here nga sanksionet e BE-se duket krejt e bindur ne qendrimin e saj. Nga opozita siriane ajo ka kerkuar jozyrtarisht qe te paraqese planet per nje transferim te pushtetit. Dhe se shpejti pritet shpallja e nje date per mbajtjen e nje konference zyrtare. Ne te duhet te diskutohet se si mund te duket nje periudhe kalimtare pas permbysjes se synuar te presidentit Assad thuhet ne Kajro.
Autor Bjrn Blaschke / Esat Ahmeti
Redaktoi E. Xhani