E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimet e neo-nazistëve trazojnë Gjermaninë

Në kuadër të hetimeve të serisë së vrasjeve të treshes neo-naziste nga shteti i Thuringenit, gjithnjë e më shumë po hidhet një hije e dyshimtë në punën e organit për mbrojtjen kushtetuese.

Një bashkëpunëtor në Hessen është e mundur të ketë qenë në vendin e ngjarjes, kur janë kryer disa nga vrasjet e të huajve.

Kryetari i komisionit parlamentar për kontrollin e shërbimeve sekrete, socialdemokrati Thomas Opperman, nuk deshi të japë hollësi të tjera.

Nga viti 2000 deri në vitin 2007 neo-nazistët kanë vrarë në Gjermani tetë turq, një grek dhe një police. Punë e tyre kanë qenë edhe disa sulme me bomba.

Pas zbulimit të celulës terroriste të Zvikaut, ministri i Brendshëm gjerman, Hans-Peter Friedrich, dëshiron përpilimin e një regjistri të ri qendror me emrat e neo-nazistëve të rrezikshëm.

Në këtë regjistër duhet të mblidhen të dhënat për ekstremistët e djathtë, për të cilët dyshohet se janë të gatshëm të ushtrojnë dhunë dhe aktet e dhunës me motiv të djathtë politik, tha politikani kristiansocial për gazetën "Süddeutsche Zeitung".

Regjistri duhet të jetë i ngjashëm si programi për mbledhjen e të dhënave për islamistët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›