E Martë, 3 Nëntor 2026

ATHINË – Greqia përgatitet për protesta masive, dy vite pas tragjedisë hekurudhore

ATHINË, 28 shkurt /ATSH-DPA/- Qindra mijëra njerëz në Greqi pritet të protestojnë sot, të shoqëruar nga punonjës të linjave ajrore dhe të trageteve, ndërsa banorët përpiqen të bëjnë presion ndaj qeverisë për të dhënë përgjigje se pse 57 persona u vranë në aksidentin hekurudhor dy vjet më parë.

Transporti publik do të jetë i disponueshëm vetëm për ata që duan të udhëtojnë për të marrë pjesë në demonstrata.

Mbeten shumë pikëpyetje në lidhje me aksidentin fatal që ndodhi në Tempi në Greqinë qendrore më 28 shkurt 2023.

Sindikatat dhe partitë opozitare po akuzojnë qeverinë për mbulim të ngjarjes. Shumë njerëz kërkojnë që politikanët të marrin përgjegjësi.

Sipas hetimeve të deritanishme, për aksidentin thuhet se ka qenë një gabim njerëzor dhe gjithashtu është fajësuar gjendja e keqe e hekurudhës greke.

Megjithatë, ka edhe dyshime se materiale të rrezikshme të padeklaruara mund të jenë transportuar në bordin e trenit të mallrave që u përplas me një tren pasagjerësh që po afrohej në të njëjtën linjë.

“Qeveria i ka hedhur poshtë akuzat. Autoritetet dhe gjyqësori po kryejnë hetime të pavarura, por ato po marrin shumë kohë për shkak të sasisë së madhe të provave”, ka thënë qeveria. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›