AUV: Nuk ka qumësht të rrezikshëm Dukat dhe Vindija

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, përmes një komunikate për media ka kërkuar nga qytetarët të mos shqetësohen pasi që se qumështi Dukat dhe Vindija qe gjendet në qarkullim në tregun e brendshëm është i sigurt dhe nuk ka vend për shqetësim.
“Me te marrë informatën nga autoriteti kroat i ushqimit se ne produkte te caktuara të prodhuesit Dukat dhe Vindija ka përqindje më te lartë të Aflatoksine atëherë ne si autoritet kemi ngritur kontrollin ne nivelin me të lartë. Kemi verifikuar të gjitha të dhënat qe i kemi për produktet qe importohen, kemi vërtetuar se produktet me paketime ne sasi dhe cilës të përbërësve qe është ngritur shqetësimi nuk kemi ne Kosovë. Shumica e këtyre llojeve nuk importohen por edhe ato lloje qe importohen nga këta dy prodhues u verifikuan ne depot e importuesve të vendit tonë dhe nuk kemi hasur në asnjë produkt qe korospodon me të dhënat qe janë raportuar nga autoriteti kroat i ushqimit qoftë përmes paketimit në sasi apo edhe përmes datave të prodhimit dhe kadencës. Produktet të këtyre prodhuesve qe aktualisht gjenden në treg e Kosovës janë të sigurta”, thuhet në kumtesën për media.
Pos tjerash, në deklaratë thuhet që është dhënë urdhër ndalesa e importit të produkteve në bazë të dhënave që janë publikuar si të dyshimta se u ndalohet importi.
“Të gjitha produkte qe do të importohen në të ardhmen nga këta prodhues do të mostrohen dhe vetëm kur rezultati i analizave tregon se produkti është brenda parametrave të lejuar për konsum atëherë lejohet për shitje”, thuhet më tej në komunikatë./Indeksonline/