Pakistan: Nga shpërthimi i bombës 10 të vrarë

Zyrtarë të qeverisë së Pakistanit thanë se nga një eksplodim i bombës në pjesën veriperëndimore të këtij vendi, afër kufirit me Afganistanin, janë vrarë së paku 10 vetë dhe janë plagosur mbi 20 të tjerë.
Zyrtarët thanë se shpërthimi ka ndodhur sot në qytetin Kalaya, në rrethin Orakzai.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, raporton Rel.
Orakzai, që është një nga shtatë rrethet fisnore në kufirin përgjatë Pakistanit e Afganistanit, është i njohur si bazë e talibanëve dhe militantëve të al-Kaidës.
Ushtria pakistaneze prej vitit 2009 ka zhvilluar disa operacione ushtarake për largimin e militantëve nga ky rajon, por ata vazhdojnë aktivitetet e tyre sulmuese./Indeksonline/