E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i varur më kabllo të antenës

Një qytetar është gjetur i varur në rr.”Mehmet Akif Peja”, në Pejë.

Policia , ka njoftuar se ai është gjetur pa shenja jete i varur në tra me kabllo të antenës.

Ende nuk është konfirmuar, nëse bëhet fjalë për vetëvrasje, apo vrasje të qëllimshme.

“Policia e Kosovës në Stacionin Policor në Pejë, me datë 08.02.2013 rreth orës 02:50 është njoftuar se në rr.”Mehmet Akif Peja”, është gjetur pa shenja jete i varur në tra me një kabllo të antenës në një cep të tarracës së shtëpisë të shtetasi i Shqipërisë Malësor O. (1984)”, bënë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës- Pejë.

Njësitë reaguese të policisë, dhe hetuesit kanë arritur në vend të ngjarjes,dhe njësite përkatëse kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, përderisa në vendngjarje kanë arrit edhe hetuesit përkatës të Njësitit të Hetimeve Rajonale, dhe nën mbikëqyrje të Prokurorit te çështjes , kanë filluar këqyrjen e vendit të ngjarjes për të mbledhur prova dhe dëshmi lidhur me rast.

Mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen,dhe me vendim te Prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion ne Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Rasti do të hetohet dhe procedohet n ë Prokurori nga Njësiti i Hetimeve Rajonale DRP Pejë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›