E Shtunë, 31 Tetor 2026

KMLDNJ: KEK-u po abuzon me qytetarët

Revolta e qytetarëve të Prishtinës e shprehur përmes protestave dyditore para zyrës qendrore të KEK-ut për fryrjen e faturave të muajit janar është vetëm një pikë në gotën e mbushur plotë abuzime dhe korrupsion në këtë kompani publike. Kështu konsideron KMDLNj, i cila në një komunikatë për media ka shprehur shqetësimin lidhur me fryrjen e faturave në muajt e fundit nga ana e KEK-ut.

“KMDLNJ disa herë ka reaguar më parë për shkak të diskriminimeve që u ka bërë kjo korporatë konsumatorëve të saj sikur që ishin: shkyçjet kolektive nga rrjeti i furnizimit e pastaj kushtëzimi i pagesës së një përqindjeje të caktuar si kusht për rikyçje, lirimi i pagesës në baza etnike duke u krijuar favore konsumatorëve të nacionalitetit serb që për vite të tëra nuk i kanë shlyer borxhet, shkyçja nga rrjeti i kategorive sociale, simulimi i prishjes së trafove për ‘rregullimin’ e së cilave gjithashtu është kushtëzuar pagesa e një përqindjeje të caktuar të borxheve” , thuhet në komunikatë.

KMDLNj kërkon nga organet kompetente që të ndërmarrin veprimet e menjëhershme duke hetuar rastet e fryrjes së faturave, çmimit të importimit të energjisë elektrike, trajtimit diskriminues të konsumatorëve në baza etnike, dëmtimit të qëllimshëm të pronës publike dhe kontratat e dëmshme me Ferronikelin dhe distributorët tjerë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›