AXHENDA NDËRKOMBËTARE 20/02/2025

NË BORDIN E ”AIR FORCE ONE” – Presidenti Donald Trump nënshkruan urdhra ekzekutivë në bordin e avionit presidencial ”Air Force One”.
JOHANESBURG (Afrika e Jugut) – Samiti i ministrave të Jashtëm të G20-s.
SEUL (Kore e Jugut) – Fillon gjyqi penal i presidentit të pezulluar Yoon Seok Yeol.
SEUL (Kore e Jugut) – Konferencë për shtyp e regjisorit Bong Joon-ho dhe aktorëve të filmit “Mickey 17” para shfaqjes në Korenë e Jugut.
TAJPEI (Tajvan) – Forumi i Sigurisë HFX.
BERLIN (Gjermani) – Debat televiziv mes kandidatëve kryesorë para zgjedhjeve.
MADRID (Spanjë) – Ish-ministri i Transportit i Pedro Sánchez, José Luis Ábalos, thirret sërish nga gjyqtari në një çështje korrupsioni.
PARIS (Francë) – Takimi i liderëve të partive në Elysee për luftën në Ukrainë.
BRATISLAVA (Sllovaki) – Konferencë për shtyp nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte dhe presidenti sllovak Peter Pellegrini.
UASHINGTON (Shtetet e Bashkuara) – Vizita e presidentit argjentinas Javier Milei.
UASHINGTON (Shtetet e Bashkuara) – Presidenti argjentinas Javier Milei takohet me Elon Musk./ a.jor.