AZHBR 1.1 miliardë lekë për bujqit shqiptarë

Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural ka vazhduar disbursimin e fondeve për fermerët përfitues nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi. Javën e fundit, (09 nëntor deri 13 nëntor) u dhanë 1,1 milionë lekë për 54 fermerë fitues. Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca ka deklaruar se, “po ecet me shpejtësi në disbursimin e fondeve të Skemës Kombëtare të mbështetjes në bujqësi dhe blegtori për të gjithë fermerët përfitues”. Deri tani 1.1 miliadrë lekë është fondi total i disbursuar për 5 332 fermerët fitues në 12 qarqet e vendit.