E Enjte, 5 Nëntor 2026

Investimet kombëtare ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto, u rritën me 0.7%

Raporti i investimeve kombëtare ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) është rritur me 0.7% në terma vjetor.   Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, raporti i investimeve private ndaj PBB-së vlerësohet në nivelin 17.5%, me një zgjerim 1.8% me bazë vjetore.   Ndërsa investimet publike u vlerësuan në 4.9% ndaj PBB-së ose rreth 1.0%  më të ulëta krahasuar me një vit më parë, kjo për shkak të ndryshimit të shpenzimeve që planifikoi qeveria, mbi bazën e përparësive që diktoi situata e shkaktuar nga pandemia covid-19.   Sipas BSH-së, nga ana tjetër, kursimeve kombëtare ndaj PBB-së shënuan një rënie me 3.3% krahasuar me një vit më parë.   Hendeku kursime-investime i sektorit privat u vlerësua në -2.9% të PBB-së, ku (vlera negative e hendekut nënkupton investime më të larta se kursimet) për tremujorin e dytë të vitit 2020, me një ngushtim 3.7%  krahasuar me një vit më parë.  

“Kursimet private ndaj PBB-së u vlerësuan në nivelin 14.6%, dhe 5.4 % më të larta se një vit më parë dhe kursimet publike vlerësohen në nivelin -4.3% ndaj PBB-së “, bën të ditur BSH-ja.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›