E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abas: BE të njohë shtetin palestinez

Presidenti i Autoritetet Palestinez, Mahmud Abas u ka kërkuar vendeve të Bashkimit Europian të rishikojnë qendrimin e tyre përsa i përket njohjes së shtetit të pavarur palestinez.

Sipas zëdhënësit, Abas i ka kërkuar të hënën, përfaqësueses së lartë të BE-së, Katherin Ashton, njohjen e shtetit palestinez në kufijtë e vitit 1967. Përgjigja e zonjës Ashton ka qenë mëse diplomatike pasi ajo tha se vendet e BE-së do të njohin pavarësinë Palestinës kur të jetë koha e përshtatshme.

Kërkesa e palestinezëve ka ardhur në periudhën kur bisedimet direkte me Izraelin janë bllokuar. Në luftën e vitit 1967 Izraeli pushtoi Gazën dhe Bregun Perëndimor, territore këto që sipas pretendimeve të palestinezëve duhet t’u rikthehen. Palestinën e kanë njohur disa shtete deri më tani.
 

Pak ditë më parë Qeveria e Argjentinës tha se ka vendosur të njohë shtetin e pavarur palestinez. Vendimi i Argjentinës pasoi vendimin e Brazilit. Mësohet se dhe dy vende të tjera të Amerikës Latine, Uruguaji e Paraguaji, duket se janë të gatshme të njohin shtetin palestinez. Izraeli ka shprehur keqardhje për marrjen e këtyre vendimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›