Rusi, formohet një parti e re opozitare

Katër liderë opozitarë në Rusi kanë formuar një parti të re dhe thonë se do të përpiqen që në të të aktivizohet edhe ish lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev.
Agjencia RIA Novosti raporton se Partia e "Lirisë së Popullit"do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe në ato për president në vitin 2012.
Partia është formuar nga kundërshtartët e Kremlinit Vlladimir Ryzhkov, Boris Nemtsov, Vlladimir Millov dhe Mikhail Kasyanov.