E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abas: Benjamin Netanjah nuk beson tek paqja

Ramallah - Presidenti palestinez, Mahmud Abas, i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të bëjë presion mbi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjah, në mënyrë që ky të njohi shtetin palestinez.

“Benjamin Netanjahu nuk e pranoi zgjidhjen me dy shtete, apo marrëveshjet e nënshkruara tashmë, dhe gjithashtu ai nuk është për ndalimin e kolonizimit. Kjo është e dukshme, -deklaron Abas për agjencinë zyrtare palestineze WAFA. -Duhet t'i themi botës se ky njeri nuk beson tek paqja. Duhet t'ia lëmë botës të bëjë presion mbi të dhe të marrë përsipër përgjegjësitë e saj”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›