E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, hidhet në erë statuja e dikatatorit Lenin

Shën Pietërburg - Statuja e Leninit është hedhur në erë në orët e para të mengjesit të sotëm në qytetin e dytë rus, Shën Pietërburg. Mësohet se statuja e bronztë e ish-diktatorit ndodhej pranë një stacioni autobuzësh.

Mediat ruse bëjnë të ditur se pranë saj është vënë një sasi prej 300 gr tritoli, e cila është vënë në funksionim në orët e para të mengjesit. Deri tani nuk është zbuluar asgjë rreth autorëve të kësaj ngjarjeje.

Statuja e Leninit, e ndërtuar në vitin 1917, vitet e fundit pati ngjallur një reagim tek qytetarët e Shën Pietërburgut, të cilët kërkonin heqjen e saj nga aty.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›