Takimi Obama-Medvedev, erë e re ShBA-Rusi
Londër - Presidenti amerikan, Barak Obama, dhe ai rus, Dimitri Medvedev, do të takohen sot në Londër ku pritet të bien dakort për fillimin e bisedimeve për nënshkrimin e një traktati të ri për reduktimin e armëve. Takimi i sotëm pritet të sjellë një erë të re në marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.
Çështja që mund të ngjallë kundërshti është programi për instalimin e një sistemi antiraketë si pjesë e planeve për zgjerimin e NATO-s. Ky takim do të jetë i pari për Barak Obamën në arenën ndërkombëtare, që pas marrjes së detyrës në muajin janar.