E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkozi: Nuk dërgojmë trupa shtesë në Afganistan

Paris - Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, përjashton plotësisht mundësinë e dërgimit të trupave shtesë në Afganistan. Deklarata e presidentit francez vjen vetëm pak ditë përpara zhvillimit të samitit në Francë, i cili do të përqendrohet në strategjinë për Afganistanin.

"Ne nuk do të dërgojmë përforcime të tjera në Afganistan", deklaron Sarkozi për radion “Europe 1”. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur më parë edhe ministri francez i Mbrojtjes, Herve Morin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›