E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacion antidroge ne Itali, mes 29 te arrestuarve edhe shume shqiptare

Aksion policor ne Itali

Kapet 76 kg lende narkotike, vlera 110 milione euro

Trento, 1 prill, 11:15, NOA – Plot 29 persona janë arrestuar gjatë një operacioni antidrogë të ndërmarrë nga policia italiane në qytetin e Trentos.

Sipas të dhënave paraprake, operacioni i ndërmarrë ka bërë të mundur sekuestrimin e e 61 kilogramë heroine dhe 15 të tjera kokainë.

Bëhet e ditur se vlera e përgjithshme e kësaj lënde narkotike arrin shifrën e 110 milionë eurosh.

Sipas mediave italiane, organizata ndërkombëtare e drogës e cila merrej me shpërndarjen e kësaj lënde narkotike në gjithë rajonin e Evropës, përbëhej nga shtetas shqiptarë, maqedonas dhe sllovenë.

Por theksohet se pjesën më të madhe të këtij grupi që merrej me trafik droge e përbënin shqiptarë.

Sipas policisë italiane, droga transportohej nga Shqipëria Maqedonia dhe Hollanda me destinacion Italinë dhe vendet e tjera të Europës.

Arrestimet janë bërë në Trento të Italisë, por ende nuk bëhen të ditur emrat e shqiptarëve të ndaluar.

Operacioni i koduar “Apuleio” është pjesë e një hetimi të plotë të koordinuar nga drejtoria e antimafias e Trentos ndaj një bande të rrezikshme kriminale e përbërë kryesisht nga shqiptarë.

Sipas medias italiane e cila i referohet prokurorise, banda importonte kokainë nga Holanda dhe heroinë nga Maqedonia e Shqipëria drejt Italisë.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›