E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi: Në fillim të marsit hyj në Kuvend

Deputeti Ben Blushi, i rreshtuar në të ashtuquajturën “Lëvizje për mendim ndryshe”, ka deklaruar se në fillim të marsit do të hynte në Kuvend, duke “thyer” bojkotin e opozitës.“Javën e parë të marsit unë do të jem në Kuvend, pasi nuk kam ndërmend të djeg mandatin tim”, u shpreh Blushi për gazetarët. Ai shtoi se Asambleja duhet të diskutonte edhe bojkotin, gjë që me sa duket nuk është diskutuar edhe pse në fillim Blushi e parashtroi një kërkesë të tillë. “Bojkoti është një strategji e gabuar, e cila deri më tani dëshmoi se nuk pati sukses”, tha deputeti Blushi.                                                                                               

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›