Tahiri: Berisha të çojë para drejtësisë Taçin
“Shqipëria është bërë gazi i botës me skandalin e radhës që ka për protagonist të përkëdhelurin e Sali Berishës dhe Familjes së Tij, Rezart Taçin, njeriun që brenda natës u kthye nga taksapaguesin më të madh të shtetit, në një të kërkuar ordiner që i shmanget ligjit”, tha Tahiri.
Sipas tij, Policia e Shtetit është e pamundur të na tregojë vendndodhjen e Rezart Taçit dhe ecurinë e hetimeve ndaj tij.
“Kjo sepse për të gjetur Rezart Taçin, Policisë i duhet të kontrollojë në zyrën dhe shtëpinë e Sali Berishës, sepse është atje ku fshihet Rezart Taçi dhe i gjithë korrupsioni e paligjshmëria që ai përfaqëson”, nënvizoi.
Ai ka kërkuar nga kryeministri Berisha “të dorëzojë para drejtësisë sekserin e tij, Rezart Taçi, që ky Kryeministër të mos japë konfirmimin e tij të radhës se është më i gatshëm të dorëzojë institucionet dhe ligjin për të mos dorëzuar sekserët e familjes.” Deputeti Tahiri ka kërkuar nga policia e shtetit të mos bëhet vegël e pushtetit.