E Diel, 1 Nëntor 2026

Abass kërkon njohje nga Izraeli

Nga Express më 19 shtator 2011 në ora 13:15

Lideri palestinez, Mahmmoud Abass, ka kërkuar nga Izraeli që ta njohë shtetin palestinez dhe “të mos e humbë rastin për paqe”.

Ai këto komente i bëri me të arritur në New York, për ta paraqitur kërkesën për shtetësi, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara janë kërcënuar me veto ndaj çfarëdo lëvizjeje të këtillë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke theksuar se shteti i ardhshëm palestinez duhet të arrihet me negociata me Izraelin.

Palestinezët kanë refuzuar të zhvillojnë negociata, përderisa Izraeli të mos i ndalë ndërtimet e vendbanimeve të reja në territoret kontestuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›