Berlin, kryetari aktual i bashkisë mbetet në pushtet

Socialdemokratët gjermanë e mbyllën vitin zgjedhor 2011 me një fitore të qartë. Në landin federal të Berlinit, kryetari aktual i bashkisë, Klaus Wowereit mbetet në pushtet. Në zgjedhjet për parlamentin e landit, Partia Socialdemokrate siguroi 28,3 për qind të votave forca më e fortë politike, me gjithë humbjen e 2,5 për qind të votave.
Koalicioni i socialdemokratëve dhe të majtëve nuk ka më shumicën absolute, sepse Partia e Majta ra në 11,7 për qind. Socialdemokratët e Berlinit mund të hyjnë në koalicion me Të gjelbërit, që morrën 17,6 për qind deri tani rezultatin më të mirë të marrë ndonjëherë në kryeqytet.
Kristiandemokratët morën më shumë vota se herën e fundit, me 23, 4 për qind. Për herë të parë në një parlament gjerman futet edhe Partia e Piratëve, e cila morri 8,9 për qind dhe lufton për më shumë transparencë dhe pjesëmarje qytetare në politikë.
Për liberalët demokratë zgjedhjet ishin dështim. Ata siguruan 1,8 për qind duke mos arritur kufirin minimal prej pesë përqindëshit, kështu që dalin nga parlamenti i këtij landi. votuesit në kryeqytetin gjerman të Berlinit votuan dje në zgjedhjet shtetërore që thelluan humbjen e konservatorëve të kancelares Angela Merkel.
Në Berlin të dielën u zhvilluan votimet për zgjedhjen e një parlament i ri. Rreth 2,5 milionë zgjedhës u thirrën të jepnin votën për të paktën 130 vende të parlamentit të landit. Kryeqyteti gjerman Berlin, është njëkohësisht edhe land federal.