E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barca skema e lojes ne El Clasico

Humbja në “El Clasico” me Realin e Madridit i ka dhënë një goditje të madhe Barcelonës. Katalanët praktikisht u dorëzuan në luftën për titull, me dy disfata radhazi, regjistruan ecurinë më të dobët në tre vitet e fundit dhe humbën pathyeshmërinë prej 55 ndeshjesh në shtëpi. 

Por, pas humbjes 2-1 te katalanët ka shpërthyer edhe një çështje spiunazhi. Në fakt, trajneri Pep Guardiola dhe stafi I tij është vënë në kërkim të njeriut të brendshëm të skuadrës, që i ka dorëzuar mediave disa informacione shumë të rëndësishme për formacionin titullar. 

Përpara ndeshjes me Realin, mediat spanjolle zbuluan me saktësi rreshtimin e Barcelonës në fushë dhe faktin që Tejo e Tiago Alkantara do të luanin titullarë, ndërsa Fabregas e Pike do të qëndronin në stol. Tashmë Guardiola po kërkon personin që ka publikuar informacionet e rezervuara, pasi rreshtimin e skuadrës e dinin vetëm stafi teknik dhe futbollistët, pasi skema e lojës ishte provuar me dyer të mbyllura vetëm pak orë përpara ndeshjes.

Ndërkohë, te “blaugranat” vazhdon çështja që lidhet me mbrojtësin Xherard Pike. Edhe pse cilësohej si pasardhësi i kapitenit Pujol, marrëdhëniet e lojtarit me trajnerin kanë marrë një krisje të parikuperueshme dhe tashmë Barcelona po mendon ta largojë. Gjigandët spanjollë po mendojnë ta përdorin lojtarin në merkato, për të marrë Tiago Silvën. Ata janë të gatshëm ti ofrojnë Milanit Pikenë dhe para, për të siguruar shërbimet e mbrojtësit brazilian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›