Gezimi i Besart Berishes
Ky ishte padyshim sezoni më i mirë në karrierë për Besart Berishën. Paraqitjet e jashtëzakonshme të sulmuesit shqiptar, i cili e mbylli sezonin e rregullt në Australi më 19 gola të shënuar, duke barazuar rekordin historik, u kororëzua në mënyrën më të mirë me dy golat në finalen e madhe, me të cilat kuqeziu i dhuroi Brisbejn Roar titullin e dytë radhazi kampion.
26-vjeçari ishte vendimtar në fitoren 2-1 të skuadrës së tij përballë Perth Glorit, duke bërë të mundur përmbysjen e rezultatit, që deri në minutën e 84-rt dukej i pamundur. Në sytë e 50 mijë tifozëve në “Suncorp Stadium”, Berisha bëri atë që di më mirë, shënoi dhe i dha ekipit të tij titullin, duke i dhuruar klubit edhe një record, sepse askush nuk e kishte fituar dy herë radhazi trofeun.
Gëzimi ishte i natyrshëm për sulmuesin, që theksoi se “festa me shokët e skuadrës dhe me 50 mijë tifozë ishte e jashtëzakonshme. Jam mjaft I lumtur për këtë sukses të arritur”. Në deklaratën e tij pas ndeshjes, Berisha shtoi: “Kjo ishte dita më e bukur. Për mua, ky është momenti më i mirë në karrierë. Shënova dy gola në finale dhe kjo nuk të ndodh përditë”.
Sulmuesi u mbrojt edhe rreth akuzave se stimuloi në momentin e penalltisë, që vulosi rezultatin 2-1, duke nënvijëzuar se vendimi ishte i drejtë, pasi hymbi balancën nga ndërhyrja e kundërshtarit.
Ky ishte titulli i parë në karrierë për Besart Berishën, për një sezon që realisht ishte përrallor. Ai u zgjodh si futbollisti më i mirë i A-League nga gazetarët, ishte në formacionin më të mirë të kampionatit dhe fitoi “Këpucën e Artë” si shpall golashënuesi më i mirë i ligës. Pas këtyre paraqitjeve, 26-vjeçari ka fituar me meritë edhe një vend në Kombëtaren shqiptare, ku nuk luan me ngjyrat kuqezi prej nëntorit 2009.