Abaz do t`i kërkojë sot Këshillit të Sigurimit të njohë Palestinën

Presidenti palestinez Mahmud Abas do t`i kërkojë sot zyrtarisht Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të njohë shtetin e Palestinës, megjithëse Presidenti Obama tha se do të vendosë veton për këtë çështje.
Agjencia e lajmeve e Autoritetit Palestinez thekson se presidenti palestinez mendon se kërkesa e tij për anëtarësim në OKB nuk do të parandalonte bisemet serioze me Izraelin.
Ndërkohë Presidenti i Obama paralajmëroi homologun e tij palestinez Mahmud Abaz se Shtetet e Bashkuara do t`i vënë veton çdo tentative në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për njohjen e shtetit palestinez.
Në fjalimin që mbajti në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Obama tha se rrugës për shpalljen e shtetit palestinez do t`i paraprijnë bisedimet e drejtpërdrejta mes të dy palëve dhe jo deklaratat dhe rezolutat në Kombet e Bashkuara.