Ahmadinejad: Pse e vratë Bin Ladenin?!

Një tjetër vit me skena të ngjashme në OKB. Lideri iranian, Mahmoud Ahmadinejad sërish shkakton zemërim në New York.
Shtetet perëndimore të udhëhequra nga SHBA e Franca u larguan nga salla kur Ahmadinejad nisi të vërë në dyshim sulmet e 11 shtatorit dhe ekzistencën e Izraelit.
Ahmadinejad kritikoi Washingtonin që vrau Osama bin Ladenin, duke thënë se ai duhej dërguar në gjykatë për të dëshmuar dhe për të dhënë fajtorët e tjerë të 9/11.
“Në vend se të krijonin një ekip për të zbuluar faktet, e vranë përgjegjësin kryesor dhe e hodhën trupin e tij në det. Ata që ngrejnë pyetje për 11 shtatorin dhe Holokaustin kërcënohen me sanksione dhe me aksione ushtarake”, ka thënë Ahmadinejad.
Ai ka bërë thirrje për shuarjen e Këshillit të Sigurimit dhe krijimin e një trupe më të balancuar në mënyrë që bota të mos kontrollohet nga një grup i caktuar shtetesh.