Abazaj siglon fitoren e Tiranës. Tani + 11 pikë nga Teuta

Nga Dash Frashëri
Albania-sport - Tirana arriti një fitore të lodhur me Apoloninë (1-0) në fraksionin e minutës së fundit të takimit, kur blerja dimërore e klubit bardheblu, Orjand Abazaj shënoi me kokë në minutën e 91, për t'i dhënë formacionit të trajenerit Muca tri pikë të cmuara dhe me shumë vlerë. Edhe pse u konsideruar si pjesë e futbollit eliminimi nga Kupa e Shqipërisë, kryesuesja e kampionatit është duke përjetuar një gjendje shoku psikologjik, fakt që reflektoi edhe në goditjen e keqe të mjeshtrit të penalltive të bardheblutë, mesfushorit të Kombëtares, Klodian Duro, sezonin e kaluar 100 për qind realizues në 4 goditje nga pika e bardhë. Meritë të padiskutushme në evitimin e golit pati portieri shqiptar nga Maqedonia, Suat Zendeli, edhe ky në forcë te Apolonia gjatë merkatos dimërore. Fierakët e trajnerit Andrea Marko, luajtën me 10 lojtarë për rreth 25 minuta. Impenjimi i bardhjeshilevë të presidentit Kokëdhima të cilët mbërritën në kryeqytet për të marrë të paktën një pikë funksionoi deri në minutën e parë shtesë, por ish-sulmuesi i Kastriotit, Orjand Abazaj nuk fali jo vetëm për të sigluar fitoren e radhës por dhe të 16 sezonale të Tiranës duke e ngjitur atë në kuotën e 52 pikëve, tashmë të shkëputur 11 pikë nga Teutan e vendit të dytë, që fitoi pastër 3-0 me Luftëtarin në shtëpi. Kjo ishte fitorja e tretë sezonale e Tiranës me Apoloninë e Fierit, që tashmë ka mbetur e vetme në fundin e tabelës me 16 pikë, pasi Shkumbini fitoi befasisht në Shkodër me Vllazninë (0-2). *** PËRBALLJET TIRANA-APOLONIA NË SEZONIN 2006-2007 FAZA E PARË Java 6, 14 tetor 2006 Tirana-Apolonia 3-1 Shënues:Saimir Patushi 7, Vioresin Sinani 74, Hamdi Salihi 82/ Sebino Plaku 36' FAZA E DYTË Java 17, 23 dhjetor 2006 Apolonia-Tirana 0-2 Shënues: Hamdi Salihi 18, Devi Muka 38 FAZA E TRETË Java 23, 10 mars 2007 Tirana-Apolonia 3-1 Shënues: Oriand Abazaj 91'