Teuta e Starovës sulm në dy pista

Nga Dash Frashëri
Albania-sport Teuta shfaqet si pretendetja numër 1 jo vetëm për fitimin e Kupës së Shqipërisë (duhet të kalojë së pari Partizanin në gjysmëfinale) por dhe për vendin e dytë në kampionat. Një fitore me shumë vlera në "Niko Dovana" ndaj Luftëtarit (3-0) me të cilin në fazën e parë kishin ndarë një barazim (1-1) në shtëpi dhe regjistruar një humbje në Gjirokastër (2-1). Vila (47'), Daniel Xhafaj (80') dhe Mancaku (85') ishin autorët e tripletës durrsake ndaj formacionit të Ilir Spahiut, i cili tashmë ndihet si i sulmuar nga Shkumbini i Peqinit, kur diferenca midis dy ekipeve është reduktuar në vetëm 4 pikë: Luftëtari 23, Shkumbini 19. Luftëtari është ekipi i vetëm që nuk ka shijuar një fitore në transfertë edhe pse ka luajtur 13 takime të tilla, teksa në kolonën e humbjeve jashtë shtëpisë tashmë është ndalur në shifrën 11. Për Teutën fitorja e sotme ndaj ekipit të ardhur nga Kategoria e Parë ishte e 7 në "Niko Dovana", ndërkohë që formacioni i Sulejman Starovës është i vetmi që nuk ka pësuar humbje në shtëpi. Daniel Xhafaj me golin e sotëm u ngjit në kuotën e 11, ndërsa Bledar Mancaku në atë të 6 golave. Për Vilën ky ishte goli i parë sezonal. Në 74 përballjet historike, Teuta ka fituar 27 takime, barazuar 22 dhe humbur 25, me 85 gola të shënuar dhe 76 të pësuar nga Luftëtari. PËRBALLJET TEUTA-LUFTETARI NË SEZONIN 2006-2007 FAZA E PARË Java 5, 30 shtator 2006 Teuta-Luftëtari 1-1 Shënues: Bledar Devolli 24/ Arlind Nora 32] FAZA E DYTË Java 16, 16 dhjetor 2006 Luftëtari-Teuta 2-1 Shënues: Neritan Novi 42, Ylli Shameti 72/ Bledar Mancaku 60 FAZA E TRETË Java 23, 10 mars 2007 Teuta-Luftëtari 3-0 Shënues: Emiliano Vila, Daniel Xhafaj , Bledar Mancaku BILANCI MIDIS EKIPEVE 74 ndeshje; 27 fitore Teuta, 22 barazime, 27 fitore Luftëtari. Golat 85-76