Abazi: MSH, po zvarrit licensimin e mjekëve

Administrata e Ministrisë së Shëndetësisë po zvarrit procesin e licensimit të mjekëve. Ka qenë mjaft i ashpër në deklaratën e tij për mediat Dine Abazi, presidenti i urdhërit të mjekut i cili vuri theksin edhe tek neglizhenca e institucioneve shëndetësore në pëmbushjen e këtij procesi.
Duke iu referuar statistikave ai vuri në dukje përqindjen e ulët të licensimit të mjekëve në institucionet shëndetësore të Tiranës.
Në mbledhjen e këshillit kombëtar të urdhërit të mjekut gjithashtu u vendos që mjekët dhe stomatologët e rinj të cilët nuk bëjnë regjistrimin provizor për paisjen me dokumentat e nevojshme të ushtrimit të profesionit do të humbasin të drejtën të marrin pjesë në provimin shtetëror që u jep të drejtën e profesionit.