Abazi vazhdon me Lepencin

Kjo pasi kaçanikasit kanë filluar t’i përmbushin disa kushte të vëna nga trajneri ferizajas. Në fakt, më herët Abazi i kishte paralajmëruar kuqezinjtë se nuk do ta vazhdonte punën në Kaçanik, nëse brenda një afati të shkurtër kohor nuk i përmirësohen kushtet për punë dhe nëse nuk ia përforcojnë ekipin me disa lojtarë të rinj.
Por, Abazi thotë se drejtuesit e Lepencit tashmë kanë nis t’i përmbushin kërkesat e tij, andaj më 12 janar ai ka planifikuar t’i nisë përgatitjet me këtë ekip për pjesën e dytë të kampionatit.
“Kryesia e klubit tashmë ka nis t’i përmbush ato kërkesa të mia. Pra, disa pajisje sportive kanë filluar t’i blejnë, e po ashtu pritet të sillen disa përforcime. Kështu që, më 12 janar do t’i fillojmë përgatitjet për sezonin pranveror”, deklaroi Abazi për Express. Lepenci e ka mbyllur sezonin vjeshtor në pozitën e shtatë me 22 pikë të tubuara.