E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abbas: Hamasi duhet të marrë pjesë në qeverinë e re

Oslo - Kryetari i Shtetit të Palestinës Mahmud Abbas, ka përsëritur edhe një herë se Hamasi duhet të marrë pjesë në qeverinë e re të bashkimit kombëtar. Abbas në kryeqytetin Oslo të Norvegjisë, në konferencën e shtypit që u organizua pas takimit me Kryeministrin Zhens Stoltenberg, tha se ai shpreson që Hamasi të pranojë marrëveshjet e bëra më parë me Izraelin.

Mahmut Abbas i cili vuri në dukje se një nga arsyet që qeveria e mëparshme e Palestinës dështoi ishte mosnjohja e koalicionit ku merrte pjesë edhe Hamasi prej fuqive të mëdha siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli, tha se për këtë arsye duhet që qeverinë e re të unitetit kombëtar palestinez ta njohin të gjitha palët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›