E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lavrov: BE dhe SHBA larg ndërmjetësimit

Kishinev - Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov tha pjesëmarrja e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bashkëbisedimet ndërmjet Moldavisë dhe rajonit separatist pro rus të Transnistisë nuk është e nevojshme. Në deklaratën që Lavrov bëri në kryeqytetit e Moldavisë, Kishinev ku ndodhej për një vizitë njëditore, theksoi se nuk e neglizhon mundësinë për kryerjen e negociatave ndërmjet autoriteteve të Transnistisë, Moldavisë dhe Rusisë lidhur me zgjidhjen e konfliktit.

Në bashkëbisedimet që vazhdojnë për zgjidhjen e konfliktit 18 vjeçar ndërmjet Moldavisë dhe rajonit të Transnistrisë marrin pjesë autoritete nga Rusia, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Moldavia dhe Transnistria.

Transnistria në vitin 1990 ka shpallur në mënyrë të njëanshme pavarësinë e saj nga Moldavia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›