Policët irakian hapin zjarr ndaj patrullës amerikane
Mosul - 4 ushtarë amerikan dhe 1 përkthyes kanë mbetur të vrarë pas një sulmi të hapur nga policët irakianë kundër tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Mosul. Burime nga Ministria e Punëve të Brendshme të Irakut njoftojnë se 2 policë irakianë kanë qëlluar me armë zjarri ndaj ushtarëve amerikanë që patrullonin, si rrjedhojë kanë humbur jetën 4 ushtarë dhe 1 përkthyes.
Bëhet e ditur se policët irakianë janë arratisur menjëherë pas sulmit, ndërsa shkaku i organizimit të sulmit nuk është përcaktuar.
Bëhet e ditur se policët irakianë janë arratisur menjëherë pas sulmit, ndërsa shkaku i organizimit të sulmit nuk është përcaktuar.