E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Republikanët kundër ligjit të Ekonomisë

Uashington - Republikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikes janë gati të bashkëpunojnë me presidentin amerikan Barak Obama për shpëtimine vendit nga kriza financiare ku ka përfunduar. Menjëherë pas fjalimit të presidentit Obama, guvernatori i shtetit Luiziana, Bobi Xhindall, tha se partia e tij është e gatshme të punojë me Presidentin. Sipas tij, çdo njeri, pa marrë parasysh përkatësitë partiake, dëshiron që ekonomia amerikane të ripërtërihet dhe që vendi të begatohet.

Por ai shtoi se republikanët kanë përgjegjësinë të jenë të hapur dhe për të dhënë ide më të mira për rrugën përpara. Ai paralajmëroi demokratët që të mos rrisin taksat dhe të mos venë më tepër fonde në duart e politikanëve. Ai tha se mënyra për të udhëhequr është duke i dhënë fuqi popullit amerikan.

Guvernatori republikan e quajti të papërgjegjshëm ligjin për stimulimin e ekonomisë dhe tha se kjo nuk është mënyra për të krijuar vende pune dhe për të fuqizuar ekonominë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›