E Diel, 1 Nëntor 2026

Abdinjtë e Kushtetueses lëshojnë rrënjë, vendosin të vetëshprehen për Dosjet, harrojnë turpin e dënimit të Havzi Nelës

Është një parodi e cila diku në një paragraph të saj përmen legjendën e kolltukut: “Ah kolltuk të raftë një dënjë,/ kaq bukur kush të gdhendi?.. Ulet b… e zë rrënjë/Dhe s’ka burrë që e shkul nga vendi"


Dhe sa për të qeshur, aq për të qarë është. Është një realitet i kthyer tashmë në një sëmundje me sa duket të pashërueshme. Sot ishte Gjykata Kushtetues e cila na e tregoi qartë se kush është rëndësia e kolltukut, dhe se si mbahet ai. Është bërë krejt vulgare shprehja “Nuk ka asnjë vend në botë”, sepse njerëzit gënjehen nga kjo, i cili prej tyre do të ngrihet ta vërtetojë se a ka apo jo ndonjë vend në botë… Por këtë radhë edhe sikur të ngrihet ndonjëri e të kërkojë vërtet, s’ka për të gjetur një vend në botë, një gjykatë në botë e cila zhvillon procese gjykimi me gjyqtarë në konflikt interesi. Kurse këta gjyqtarët tanë marrin vendime edhe për veten e tyre. Ish kryeministri Nano, mori një vendim para ca vitesh ku thuhej: “Kryeministri i Shqipërisë shpërblen me 500 mijë lekë të rinj Kryeministrin e Shqipërisë, Z. Fatos Nano për punë të mirë të bërë në 6 muajt e parë të këtij viti…” për të qeshur, por paratë i mori. Pas kaq vitesh është një Gjykatë Kushtetuese, e cila pa pikën e turpit shprehet për veten e saj, merr vendim për veten e saj, dhe e keqja është se mban në gjykim të çështjeve gjyqtarë të cilët janë në konflikt interesi me procesin.


Qeveria Shqipërisë dërgoi një kërkesë para pak kohësh në Gjykatën Kushtetuese me anë të së cilës i kërkonte kësaj të fundit përjashtim nga gjykimi për ligjin e dosjeve të disa gjyqtarëve, më saktë prej tyre, pasi sipas argumentit të qeverisë, ata, duke qenë se preken nga ky lig

j, u humbet e drejta për të gjykuar ligjishmërinë e ligjit në fjalë. Sot Gjykata Kushtetuese mori vendimin e saj. “Pretendimet e qeverisë janë të pabazueshme në ligj dhe misioni i gjykatës sonë është kushtetues” - thuhet në vendimin e saj.


Në seancën në fjalë si përfaqësues i qeverisë ishte Viktor Guni. Ai kërkoi nga gjykata përjashtimin e katër gjyqtarëve Vladimir Kristo (kryetar i GJK), Kujtim Puto, Petrit Plloçi dhe Fehmi Abdiu. Kërkesën e tij Guni e mbështeti në faktin se këta gjyqtarë kanë dhënë vendime politike në kohën e diktaturës dhe për këtë arsye, nuk mund të jenë kompetentë për të shqyrtuar kushtetueshmërinë e ligjit të Dosjeve, pasi ata shfaqin hapur konflikt interesi në lidhje me të. Por Gjykata Kushteuese kishte një mendim krejt tjetër. Duke qenë se kanë në dorë një çekiç, pse të mos mbrojne veten me të?


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›