E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjana: “Një ministri për fshatin”, shpikja më e fundit e socialistëve


Qeveria ka investuar në këto tre vjet, 1.2 miliardë dollarë, për zhvillimin e qëndrueshëm rural


Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, përmes programit të saj për bujqësisnë, ka si objektiv madhor mbështetjen e zhvillimit integral të fshatit dhe të gjithë zonave rurale në vendin tonë. Ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana, deklaroi sot për mediat se, "një Ministri për Fshatin - është shpikja më e fundit socialiste". Në përgjigje të deklaratave të opozitës për fshatin, ministri Gjana tha se, "Programi i plotë, që është në zbatim e sipër për zhvillimin e qendrueshëm rural, në tre vjet ka investuar 1.2 miliardë dollarë, ose katër herë më shumë se pararendësit tanë". Sipas tij, "Strategjia Sektoriale e Bujqësisë dhe Strategjia e Zhvillimit rural, janë miratuar edhe nga komuniteti i donatorëve e sot janë në zbatim të plotë për mbështetjn e prodhimit bujqësor vendas dhe përmirësimin e ekonomive fermere". "Por, -tha Gjana,- socialistëve nuk u duhet funksioni i Ministrisë së Bujqësisë, u duhet fasada, janë mjeshtra për fasadat. Duan t’u thonë fermerëve se sa shumë i duan dhe sa shumë u duhen votat e tyre, aq sa ministrisë do i ndërrojnë emrin dhe do i venë emrin e fshatit". Sipas Gjanës, politika më e mirë është politika transparente, por politikanët, analistët, qytetarët, lobistët, etj, duhet të shohin përpara dhe jo të kthehen mbrapsht me politika të paqarta, aq më tepër me politika lojra fjalësh." Ne jemi të angazhuar t’i thellojmë këto politika në përputhje të plotë me programin europian të bujqësisë e në respekt të veçorive, specifikave dhe përparësive tona të zhvillimit."


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›