E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abdiu Ne seance duhen 84 prezente per kreun e shtetit

Ish-kreu i Kushtetueses komenton kuorumin e nevojshem

Ish-kreu i Gjykates Kushtetuese Fehmi Abdiu ka komentuar se fundmi ceshtjen e kuorumit qe duhet te jete ne Kuvend ne momentin e zgjedhjes se kreut te ri te shtetit. Ne nje prononcim per Vizion- Abdiu theksoi se Kushtetuta imponon pjesemarrje te vecante ne seance pra te pakten 3/5 e deputeteve ne votimin e presidentit. Ne vijim te interpretimit te tij Abdiu shtoi se ne rastin e zgjedhjes se zotit Topi ne 2007-n u shkel parimi i kuorumit ne Parlament. Socialistet nuk kane vendosur nese do ta cojne paraprakisht per interpretim ne Gjykaten Kushtetuese ceshtjen e kuorumit. Ndersa nga ana tjeter Kryeministri Sali Berisha beri te ditur se per presidentin do te zbatohet Kushtetuta cka nenkupton dhe ne zgjedhjen me 71 vota. Dy dite me pare juristi i njohur Sokol Hazizaj ne nje prononcim per gazeten Shqip shprehu domosdoshmerine per tu shprehur Gjykata Kushtetuese per ceshtjen e kuorumit. Madje ai hodhi idene se duhet te jene vete Presidenca qe duhet ti drejtohet Gjykates Supreme. Por vete Presidenti duhet te bente nje kerkese ne Gjykate per ta interpretuar dhe per te mos lene litarin mbrapa per te mos lene nje kundershtim neser per cilindo kandidat qe do te jete per postin e presidentit. Figura e presidentit nese nuk e zgjidh kete problem nuk mund te konsiderohet si mediator apo zbutes i konflikteve institucionale. Ne rastin konkret per shkak te dimensioneve te ndryshme koloreve te ndryshme politike mbi interpretimin e kesaj dispozite per mendimin tim presidenti duhet te ishte institucioni i pare qe duhet ti drejtohej Gjykates Kushtetuese per te interpretuar nenin 87 te Kushtetutes thekson Hazizaj. Ai ka bere te qarte se ne tre raundet e para duhet te jene prezente te 84 deputetet aq sa nevojitet per tu zgjedhur kreu i shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›