E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi triumfuesi i Topit të Artë

Lionel Messi, sulmuesi i Barcelonës, fiton për të tretin vit radhazi “Topin e Artë”, për futbollistin më të mirë të vitit 2011.

Për 24-vjeçarin, me anë të këtij çmimi iu bashkohet legjendarëve si Michel Platini dhe Marco van Basten, të cilët gjatë karrierës së tyre kanë fituar tre herë “Topin e Artë”.

Messi në vitin 2011 ka udhëhequr Barcelonën drejt titullit të kampionit në La Liga, trofeut të Ligës së Kampionëve, Superkupën e Spanjës dhe Botërorin e klubeve.

Ai me anë të këtij çmimi mposhti spanjollin Xavi Hernandez dhe portugezin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon, të cilët ishin të nominuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›