E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abdulla Ishaka: “Kualifikohemi ne”

Nigeriani Abdulla Ishaka ishte autori i golit të parë të Besës me Bezanijën në ndeshjen e 19 korrikut në Beograd. "Dulla" është një njohës i mirë i futbollit shqiptar dhe gjuhës shqipe. Gjithmonë i qeshur dhe i gatshëm. "Në ndeshje e kthimit ne synojmë fitoren, por për të qenë i sinqertë ajo që presim të gjithë është kualifikimi, edhe me barazim. Bezanija është një skuadër e fortë, por ne i kemi të gjitha mundësitë t'i mundim ata dhe të kualifikohemi", - thotë ish-lojtari i Elbasanit gjatë sezonit të kaluar. "Unë mendoj se ne jemi gati për t'i kënaqur të gjithë tifozët tanë me kualifikimin tonë", - përfundon 23-vjecari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›