E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fortunat: “Goli? Ia kam borxh Bizhdilit”

Herbi Fortunat, lojtari haitian me pasaportë franceze, njëherësh edhe lojtari më i mirëpaguar i kavajasve, e dëshironte fort një gol në ndeshjen e parë kundër Bezanijës në Beograd, por fati nuk ishte me të edhe pse ishte disa pranë realizimit. Në Tiranë ka në dispozicion edhe 90 minuta të tjera. "Ai që vlen është në këshilloj rastesh është kualifikimi. Ndeshja është shumë e rëndësishme se sa një gol i shënuar prej meje. Për t'u rikthyer te ndeshja e parë, barazuam 2-2 dhe unë pata një rast shumë të mirë. Gjithsesi dua të shënoj. Ia kam borxh presidentit (Bizhdilit). Kemi në dispozion tre rezultate: fitoren minimale, si barazimet 0-0 dhe 1-1 për t'u kualifikuar. Në Tiranë do të luaj padyshim për të shënuar. E kam premtuar këtë", - thotë Herbi, i cili sezonin e kaluar luajti në Francë me Entente SSG ku dhe shënoi 3 gola. "Nuk mund të krahasohet futbolli francez me atë shqiptar, jo vetëm për nivelin e infrastrukturës. Gjithsesi, Besa është klubi im më i dashur në Shqipëri", - përfundon sulmuesi 25-vjecari për "Albania-sport".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›