E Shtunë, 31 Tetor 2026

Verdhezinjte: Kualifikohemi ne turin e dyte te Kupes UEFA

Te Besa të gjithë janë entuziastë. Nga presidenti Bizhdili e deri te nigeriani Abdulla Ishaka. Barazimi 2-2 në Beograd me skuadrën serbe Bezanija është më shumë se një mundësi për t'i parë kavajasit në turin e dytë eliminator të Kupës UEFA, kompeticionit të dytë më prestigjioz europian për klubet, pas atij të Ligës së Kampioneve. Besa synon të përsërisë suksesin e 25-viteve më parë, kur në Kupën e Fituesve të Kupave të edicionit 1972-1973 arriti të kalojë në turin e dytë, pasi në të parin eliminoi skuadrën daneze të Fremad Amager (1-1, 0-0), për t'u mposhtur në një të tetat nga skocezët e Hibernianit (1-7, 1-1). Sa për statistikë Apolonia ishte ekipi i fundit shqiptar që morri pjesë në këtë Kupë në edicionin 1998-1989.
Trajneri rumun i Besës, Silviu Dumitresku, e kishtë thuajse të pamundur të ndërtonte strategjinë e duhur në ndeshjen e parë kundër Bezanijës së panjohur më 19 korrik, edhe pse rezultati i arritur në Beograd (gola të Ishaka dhe Elokan, të dy me kokë), foli më nota pozitive më shumë për kavajasit. Pas dy javësh përgatitje të gjithanshme, tekniku i vetëm i huaj i një skuadre shqiptare i ka të qarta idetë se me cilat skema duhet të marrë një tjetër rezultat pozitiv në "Qemal Stafa", aty ku më 16 maj 2007, Besa pas gjashtë finaleve të humbura fitoi për herë të parë Kupën e Shqipërisë, që e coi edhe në Kupën UEFA. "Në ekip mbizotëron një klimë tepër pozitive dhe gjendja është tepër e mirë", - është shprehur tekniku rumun, i cili gëzon besimin e plotë nga ana e presidentit Bizhdili. Besa luajti fort në 90 minutat e para në stadiumin "FK Partizan" dhe këtë pritet ta bëjë edhe në "Qemal Stafa". "Lufta për topin e parë është një ndër faktorët që do të na cojnë te suksesi", - thotë mbrojtësi kamerunas Bikoula Nana, duke "zbuluar" edhe një fakt tjetër: agresivetetin e kërkuar nga trajneri ndaj një skuadre me disiplinë të theksuar taktike si ajo serbe. Edhe meksikani me pasaportë franceze Elokan, autori i golit të dytë në Beograd, që solli edhe barazimin e cmuar beson te kualifikimi historik. Sulmuesi dhe kapiteni i Besës, kavajasi Parid Xhihani është i bindur se ekipi i tij do ta kalojë turin: "Pa dyshim që do të kërkojmë kualifikimin. Mundësitë tona janë reale. Kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë në Beograd. Duhet të fitojmë edhe për tifozët". Me cmime normale për një impenjim ndërkombëtar (500 lekë tribunat A dhe B dhe 300 lekë ato përballë) Besa beson te mbështetja e fuqishme e lojtarit të 12-të, teksa edhe për tifozët janë vënë dhjetë autobuza falas.

Besa

Skuadra kavajase, e akomoduar qysh të martën në hotelin "Diplomati i ri" në Tiranë, zhvilloi dje në mbremje një stërvitje njohëse stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa", ku dhe do të luhet takmi zyrtar kundër Bezanijës.

Bezanija

Skuadra serbe, që mbërriti në orët e vona të mbrëmjes në kryeqytetin shqiptar u akomodua në hotelin "Eklips" në periferi të Tiranës. Sot, në orën 20:30 Bezanija do të zhvillojë një stërvitje në "Qemal Stafa".

Gjyqtarët

Besa-Bezanija, ndeshja e kthimit do të gjykohet nga një katërshe gjytarësh nga Portugalia. Kryesor është Horge Souza me ndihmës Serafim Baia Nogueira dhe Alfredo Augusto Braga. Vëzhguesi i arbitrave, maqedonasi Bungurov.

Kupa e Fituesve të Kupave
1972-1973

1/16 e finaleve
13.09.1972
Fremad (Danimarkë) -Besa 1-1
27.09.1972
Besa-Fremad 0-0

1/8 e finaleve
25.10.1972
Hibernian (Skoci)-Besa 7-1
08.11.1972
Besa-Hibernian 1-1

Miqësoret e Beses me Teuten (2-1) me Lushjen (0-0)

Dy skuadrat shqiptare që marrin pjesë në turin e parë eliminator të Kupës UEFA, Teuta dhe Besa zhvilluan të mërkurën e kaluar në stadiumin "Niko Dovana" të qyteti të Durrësit, një ndeshje miqësore midis tyre. Takimi u fitua 2-1 nga skuadra kavajase e drejtuar nga rumuni Silviu Dumitresku. Durrsakët kaluan të parët në avantazh me anë të Bekim Kulit. Për Besen barazoi Parid Xhihani ndërsa nigeriani Abdulla Ishaka vulosi fitoren per skuadrën e presidentit Bizhdili. Besa zhvilloi të dielën një tjetër miqësore ku barazoi 0-0 me Lushnjën.

Kualifikimi, 40 mijë euro premio

"Në rast se ekipi im do të kalojë turin e parë, unë premtoj si premio 40 mijë dollarë, që natyrisht do të shërbejnë si një motiv më shumë për lojtarët e mi". Kjo deklaratë joshëse është bërë nga presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili në prag të ndeshjes. Shanset e Besës janë reale pasi barazimi në Serbi, ku dhe shënuan 2 gola që vlejën në "aritmetikën" e futbollit më shumë se kaq, e kanë bërë të vetëdijshëm bosin kavajas se nuk duhet kurrsesi të humbë shansin historik të kalimit të një turi në Kupën UEFA ku fituesja e Kupës së Shqipërisë merr pjesë për herë të parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›