E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërori 2014, Brazili kandidat

Brazili prezantoi zyrtarisht në FIFA kandidaturën e tij për organizmin e Botërorit të futbollit të vitit 2014. FIFA do të dërgojë një komision inspektorësh në datën 27 gusht, ndërsa më 30 gusht do të jepet vendimi mbi pranimin ose jo të Brazilit, që ështrërë në fakt edhe kandidatura e vetme. "Ne jemi sigurtt se Brazili ka kapacitetet për të organizuar një ngjarje të kësaj rëndësie", - tha Romario, që bënte pjesë në delegacionin brazilian që mbërriti në Zyrih, ku ndodhet selia e FIFA-s.

Milani nis sulmin "Pato"

Ariedo Braida, drejtori i përgjithshëm i Milanit, u nis dje në Brazil, me objektivin e vetëm për të kryer transferimin e 17-vjecarit Pato. Lajmin e bëri të ditur zëvendëspresidenti kuqezi, Adriano Galiani, i cili shtoi se Milani është në pritje të një përgjigjeje nga ana e Realit të Madridit në lidhje me Hulio Baptistën, i cili mund të mbërrijë në Milano me formulën e huazimit dhe me të drejtën e blerjes së plotë të kartonit. Dje në "San Siro" u prezantua edhe bluza e re e realizuar nga "Adidas".

Del Piero

Kapiteni i Juventusit, Alesandro Del Piero së shpejti do të jetë baba. Sonia Amuruzo, gruaja e kampionit 33-vjecar të bardhezinjve është prej pesë muajsh shtatzanë.

Sisinjo

Braziliani Sisinjo mbylli cdo portë të transferimi të tij te Roma. Ndihet i lumtur te Reali. "Edhe nëse Shuster do të më kërkonte të luaja si portier do ta bëja".

Kaka

Nuk përfundojnë variantet dhe opsionet që mund të sjellin në Madrid yllin e Milanit, Kaka. Sipas gazetës "Marca" Realin ofron 55 milionë euro plus Baptistën dhe Kasanon.

Interi

Tetë lojtarë të Interit, Adriano, Figo, Ibrahimovic, Sezar, Orlandoni, Materaci, Stankovic dhe Toldo prezantuan në Londër fanellën e re të zikaltërve 2007-2008.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›