Abeja e akullit Komentar eseistik mbi poezinë e Ahmet Selmanit
Autori i Lajmit: Redaksia
Ahmet Selmani është një plejadist. Njeri redaksish dhe manifestimesh letrare, tërësisht në letërsi dhe tërësisht me atë. E them këtë në kuptimin që, nëse shumë prej nesh u desh ta kalonim letërsinë në aspekt dytësor, për çështje të mbijetesës, Ahmeti nuk e bëri. Nuk e ka bërë të paktën deri tani. Bën pjesë tek ata të paktë, të cilët të ardhurat e tyre i marrin po nga letërsia. Është kjo arsyeja për të cilën unë e quajtë atë si produkt i Letërsisë, nga do që ta kthesh. Idioma e këtij shqiptari prej Shkupi, përshtatet me një paradoks artistik. Të gjithë ne e kemi filluar nga poezia, ndërsa Ahmeti vjen tek poezia mbas një eksperience të gjatë në letërsinë analitike. Këtë e dallon edhe Shefqet Dibrani në një recension mbi veprën më të fundit, të Ahmetit, Abeja e akullit, në blog-un Kritika 2009. Dua të them se, çudia ime foshnjarake ka gjetur shoqëri, për faktin se ashtu si unë, edhe të tjerë janë habitur me punën e Ahmetit. Dhe kjo, sepse ai e ka filluar nga publicistika, kritika eseistike me të gjitha klasifikimet e saj, (nuk jam shumë i sigurtë tek teatri), reportazhi, përkthimi dual nga maqedonishtja, serbokroatishtja në shqip dhe anasjelltas. Madje pjesë e kritikës së tij, kam qenë edhe unë kur botova antologjinë e autorëve lushnjarë në vitin 1999, ku midis të tjerave ai shkruan Prandaj, antologjitë kufizohen edhe në nivel qyteti, siç është edhe Antologjia e poetëve lushnjarë, sikur këta poetë të mos jenë shqiptarë. (A. Selmani, në Diskurs Kritikik 2004 fq 219). Në këtë këndvështrim, kritiku dhe studiuesi që në tërësinë e vetë ka treguar sens të mprehtë interpretues, apo tregimtari me patos sarkaik, ku gjasat letrare luhen me figura hermetike, siç është rasti i tregimit Shkronjat e kobshme tek vëllimi Tregu i djallëzisë 1998, autori sedërlli në kuptimin e një lloj cinizmi në trajtimin e lëndës në raport me lirinë, na shfaqet brishtas një këngëtor me narracion idiomatik dhe përfytyrim sentencial. Që domethënë, ai është shumë i qartë në atë që do të thotë, shumë i qetë, edhe kur është i çartur prapë mbahet elegant. Përpara se të kalojë tek vepra e tij me e fundit, Abeja e akullit, nga botimet e tia të deridjeshme më ishte krijuar përshtypja se letërsia e shkruar nga autorë me liri të kufizuar, ka karakter patriotik. Këtë e tregon atmosfera hermetike, gjuha me simbole ose idomatike në tërësi të subjekteve letrare. Mbaj mend tregimin Thika nga libri Tregu i djallëzisë 1998, intriga e vjeter me dhuratën që fut në përçarje dy shqiptarë, për më tepër dy shokë të ngushtë. Detaje si thika dhuratë, nga një tregtar serb për një të ri shqiptar i cili pikërisht thikat nuk pëlqente, pejzazhi në përshkrim, dialogjet me gjuhën idomatike, janë në vazhdën e Camajt, Shkrelit apo të lezërsisë sonë në ato anë. Këtu, në këtë atmosferë, bashkë më shumë amtaras të tjerë krijonjës në Maqedoni, Mal të Zi dhe Kosovë, mbaja vetveten për krijimtarinë e Ahmetit. Ose, ishte Ahmeti ai që më mbante aty, sepse në fund të fundit arti është komunikim. Ndërsa nga publicistika Diskurs Kritik 2004, është një përmbledhje e madhe eseistike e këtij autori të cilën dua ta veçoj për shkak të mënyrës interpretative, në transmetimenin e situatës, duke konkluduar në shkaqe të mirëfillta mbi paraprealigjizmin shoqëror shqiptar. E tillë është eseja Shqiptarët kundruall Mbrothësisë, shënime nga Bullgaria, me studiusin dhe shkrimtarin Thoma Kaçorri, fq. 435. Dhe udhëtimin empirik të Ahmetit me operatorin, meditimit pasi pagjumësia e rrëfyesit është ajo që ngre universin e kësaj eseje, brënda të të cilit ballafaqohen fakte nga më interesantet për të diktuar rreshtin e ekzistencës shqiptare, në kuptimin edhe më ironik, paradoksal por edhe absurd. Kam përshtypjen se përfshirja e minisubjekteve e ndihmon shumë studimin, sepse tërheq lexuesin dhe e bën atë të asimilueshëm. Në këtë ese duket sikur konkludohet vokacioni i Ahmetit në aspektin më idhnak, që e keqja jonë është vetvetja. Por edhe në aspektin universal, e keqja tek njeriu është vetvetja, sepse vetvetja shpërbëhet si tek ty, po ashtu edhe tek unë, edhe tek tjetri. Minisubjekti i esesë Shqiptarët kundruall Mbrothësisë konkretizon lirizmin e shtegtimit me incidente të shëmtuara, duke ballafaquar fallcitetin shqiptar në atë butaforizmin patriotik, që një popull i thjeshtë e përmblodhi në disa fjalë... Për të rrahur gjoksin, jemi, të vetmit. Eseja fillon me një bestutni, bindje, asgjë nuk parafytyroja nga ajo që i përkiste pupullit bullgar. Përkundrazi kokën e kisha të rënduar me gjëra që u përkisnin shqiptarëve. Subjekti në vijim hapet në disa plane: a) meditimi, b) figurat e shquara të rilindjes, që rrëfyesi i konsideron si shkakun e atij udhëtimi me rastin e 100 vjetorit të shtypshkronjës Mbrothësia., c) përfytyrimi i bukur mbi të qënit shqiptar, d) makthi nga kontakti i pashmangshëm me një shqiptar, e) shoferi shqiptar që u fliste udhëtarëve në serbisht. (Madje, ky moment është një subjekt më vete, një shofer që përzë udhëtarët, në një qytet të acartë ende pa zbardhur dita.) Dhe bestutnia e rrëfyesit kur thotë që, kokën e kisha të rënduar me gjëra që u përkisnin shqiptarëve, plas pikërisht kur ai mendon rilindasit. Shoferi dëbon udhëtarët të cilët për shkak të acarit dhe mosqarkullimit, dëshironin të rrinin edhe ca në autobuz, të paktën deri sa të zbardhte. Ky shofer, ishte shqiptar. Paralelisht ose pikëpjeka ime me të ndodh në aspektin invers, që domethënë, unë kam kohë që e kam braktisur poezinë dhe i jam kushtuar kritikës. Dhe Ahmetin e kam përfshirë në listën e atyre që preferoj, për argumentin e mësipërm në lidhje me të të bërit kritikë letrare, kurse Ahmeti më duket se ka braktisur pikërisht atë. Në një përfytyrim, ashtu të beftë, si përqasje, më vjen ndërmend ajo vjersha e pëllumbeshës së Rafael Albertit, kur thotë që, u gabua pëllumbesha/ në vend që të shkoj për në jug/ mori rrugën për në veri. Por sadisfaksioni qënka se edhe gabimi u dashka në jetë, pasi polet kanë vlerë të barabartë në aspektin e ekzistencial. Gjithsesi, unë kam vijuar të grumbulloj efektet për gjithë këto vite, duke kaluar një për një veprat e tij, pasi gjithnjë kam pasur qëllim që të bëja një kritikë të arrirë. Në poetikë Ahmeti vjen më një lloj inkursi substancial ku peshon akoma ajo bestutnia, ose më saktë ai sikleti mbi mbrapshtinë, tersin, etj..., që ne parashtruam mësipër tek pakvështruam Diskursin kritik. Dua të bëj një përqasje më një konstatim të Horhe Luis Borhesit, kur thotë se poeti shkruan për të qënë fatkeq. Në këtë zhdërvjellë parabolike, është detaji apo ndjesia mbi mbrapshtinë ajo që e bën të ndihet fatkeq..., sidomos në vëllimin poetik Mur i gjallë 2005. Kurse në vëllimin Abeja e Akullit sipëroriteti ka arrirë të dalë mbi arsyetimin eseistik, për të qënë fatkeq sepse gjithçka vjen si përqasje... vargu + qetësi + ëndëzim = pjekuri artistike. Në këtë plan zbulohet konteksti arrijte. Si me thënë, përmbushet forma artistike personale, pra ka nje arrirje të mushtit, del shpirti dhe ftillohet e vërteta mbi verbin. Poezia, kryemësimi, ose ninulla e jetës, madje shembulli domosdoshmërisë del si kryetemë..., po udhë tjetër ska/ duhet ecur mbi vdekjen/ mbi bukurinë fq. 51 vëllimi Abeja e akullit. Kjo është sublime pasi tejkalon çdo pengesë dhe hap horizonte, vijon, ka dobiprurje dhe atmosferë..., ngjan me të përditshmen. Ne shikojmë një njeri që ecën. Ecën horizonteve, fushave, luginave, bjerralumenjëve, shtigjeve përmes. Këndëvshtrimi im, meqë tërësia e analizave që përmbledh në librin e ardhshëm, mbi letersinë e krahasuar, ka për mision të pjeki kontakte idilesh, me tema të përafërta dhe kënvështrime të ndryshme, ka gjetur një mori syresh edhe tek ky autor e sidomos tek vëllimi në fjalë. Jo se tek vëllimi poetik Mur i gjallë mungojnë afimitete të kësaj natyre, madje kapitulli IV tek ky libër, Bimët e gjakut është apriori i krahasueshëm me një tërësi autorësh ballkanik. Si përfundim, nuk mendoj se i kam thënë të gjitha..., ne asnjëherë nuk mundemi të ti themi të gjitha. Për efekt lirik, ju tregoj se kam kam lënë menjëanë shume fletë të palosura e të nënvizuara, nga që akumuloja detaje në favor të interpretimit. Po duke dashur të jem sa më i kthjellët, duke dëshiruar ta bëja sa më të asimilueshëm këtë vers eseistik, shkruajta dymbëdhtjetë fletë për të përfunduar në disa syresh. Për të qënë mëkues si Okarina në krijimtarinë e këtij poeti.
Ahmet Selmani
Ahmet Selmani ka lindur më 7 mars 1965 në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa studimet e larta për letërsi - në Universitetin e Prishtinës, ku i ndoqi edhe studimet postdiplomike. Me krijimtari letrare nisi të merret që nga bankat shkollore, së pari duke botuar në revistat për fëmijë “Fatosi” dhe “Gëzimi”, e pastaj edhe në gazetën “Flaka” e në revistën “Jehona”. Më vonë punimet e tij nga fusha e letërsisë, kritikës letrare, si dhe studimit të letërsisë janë botuar në shumë revista dhe gazeta që dalin në mbarë hapësirën shqiptare dhe në mërgatë. Një kohë të gjatë ka punuar si gazetar i kulturës në të përditshmen “Flaka”, pastaj redaktor i kulturës, redaktor i botimeve, komentator dhe, kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës i saj. Deri tani ka botuar këta libra: 1. “Poezia dhe individualiteti” (1996) 2. “Tregu i djallëzisë” (1998) 3. “Bashkëbiseduesit e mi” (2000) 4. “Diskurs kritik” (2004) 5. “Mur i gjallë” (2005), 6. “Abeja e akullt” (2009). Përveç krijimtarisë letrare, merret edhe me përkthime. Deri tani ka botuar: 1. Drago Shtambuk: “Gishti i perëndisë” (Nga kroatishtja në shqip) 2. Drazhen Katunariq: “Kthimi i barbarogjenive” (Nga kroatishtja në shqip) 3. Rifat Kukaj: “Dreri me një bri” (Nga shqipja në maqedonisht) 4. Sali Bashota: “Nëse bëhem engjëll” (Nga shqipja në maqedonisht) 5. “Si të komunikoni me mediat” (Doracak për gazetarë) (Nga maqedonishtja në shqip) etj. Është pjesëmarrës i shumë simpoziumeve, konferencave, debateve shkencore, si dhe i takimeve e i festivaleve brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu është edhe fitues i disa çmimeve letrare nëpër revista e gazeta, për poezi, prozë, kritikë dhe ese, si dhe fitues i çmimit për poezi më të mirë në Mitingun Poetik të Gjakovës (2006).
Ky lajm është publikuar: 03/03/2010