E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada Britanike Ligji kundër diskriminimit, arritje për Shqipërinë

Autori i Lajmit: Redaksia
Ambasadorja e Anglisë në vendin tonë, Fiona Mcllëham ka vlerësuar si një hap mjaft pozitiv miratimin e ligjit për diskriminimin nga qeveria shqiptare. Deklarata e saj u bë në kuadër të hapjes së “Javës së Përfshirjes”, një iniciativë e Ambasadës Britanike dhe Këshilli Britanik për përfshirjen në aktivitete të gjithë kategorive shoqërore. Organizimi i “Javës së Përfshirjes”, është bërë në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptar të të Drejtave të Aftësisë së Kufizuar dhe Fondacionit “Vodafone Shqiptar”. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta Spiro Ksera, dhe Drejtoresha e Fondacionit për Fëmijët Shqiptarë Liri Berisha. Ambasadorja angleze theksoi se ligji kundër diskriminimit që u miratua në Parlamentin Shqiptar muajin e kaluar ishte një hap shumë pozitiv përpara. Ajo shpjegoi se ne Britani çështja e antidiskriminimit dhe mundësitë e barabarta janë në krye të axhëndës. “Arsyeja për këtë është e thjeshtë. Ne nuk e shohim thjesht si politike apo si program; ne nuk e shohim si mbështetje për më të dobëtin. Ne e shohim si diçka që shkon në zemër të Britanisë moderne, diçka që tregon esencën tonë, kush jemi ne si një komb Europian. Diversiteti përkufizon Britaninë: Është ai që na jep ne forcë dhe dinamizëm”, tha ajo.

Ky lajm është publikuar: 03/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›