Teatër "Kallashnikov", në pasqyrimin e luftës për pushtet
Autori i Lajmit: Redaksia
Një gangster, një malësor, një profesor dhe një gay... Të katërt gjenden të mbyllur në një kontenier anijeje. Duan të ndryshojnë diçka. Duan të dalin, të marrin ajër, të shohin përtej derës së mbyllur që vazhdon të qëndrojë ashtu, pavarësisht përpjekjeve për ta hapur. Më parë, duhet të arrijnë çelësin e të heqin dorë nga kallashnikovi, objekti që u fal pushtetin... Pushteti në atë kontenier të mbyllur, në anijen që gjendet në mes të detit, kalon sa te njëri te tjetri. Sepse kallashi është forcë e dhunshme dhe forca e dhunshme pjesë e pushtetit të sigurt. Por ai, nuk e hap derën, vetëm çelësi mund ta bëjë këtë, vetëm ai mund të japë lirinë dhe t i drejtojë ata drejt botës...
"Kallashnikov" quhet shfaqja e cila do të ngjitet në skenën e Metropolit nesër dhe pasnesër në mbrëmje. Nën regjinë e Florian Agalliut, vepra e shkruar prej autorit hungarez, George Gabori, vjen si një thirrje për Shqipërinë e ditëve tona. Nën interpretimin e aktorëve Devis Muka, Florian Agalliu, Klodian Hoxha e Besmir Bitraku, komedia do të sjellë si para një pasqyre atë pjesë të realitetit shqiptar, të cilin vazhdojmë ta vuajmë edhe sot.
Subjekti
Një gangster, një malësor, një profesor dhe një gay. Të gjithë luftojnë për pushtet në një dhomë të vogël nga ku nuk mund të dalin. Gjenden në një bodrum të mbyllur, të robëruar nga kallashnikovi që Shëtit” sa në dorën e njërit tek tjetri dhe për asnjë çast nuk mund të hapin derën e atij bodrumi, pavarësisht se çelësi gjendet mbi kokat e tyre. Duan të dalin, të marrin ajër, të shohin përtej derës së mbyllur që vazhdon të qëndrojë ashtu, më parë duhet të arrijnë çelësin dhe të heqin dorë nga kallashnikovi, objekti që u fal pushtetin, sepse kallashi është forcë e dhunshme dhe forca e dhunshme pjesë e pushtetit të sigurt. Por ai nuk mund të hapë derën, vetëm çelësi mund ta bëjë këtë, vetëm ai mund të japë lirinë dhe ti drejtojë ata drejt botës. Duke bërë një paralelizëm me realitetin shqiptar, mund të thuhet se për vetë subjektin dhe mesazhin që përcjell, pjesa është aktuale dhe e tillë që të bën të mendosh e ta shijosh në mënyrë që të prek direkt, dashje pa dashje.
Secili prej nesh mund të gjejë veten në mjedisin ku lëvizin katër personazhet.
Një pushtet që përpiqet të mbahet me çfarëdolloj forme, lëshohet e rimerret. Madje ka moment ku pushtetin nuk e ka askush. E ndërtuar thelbësisht mbi bazën e simbolit, shfaqja luan me elemente që janë sat ë prekshëm e konkretë, aq edhe metaforike në atë që duan të përcjellin. Edhe pse të izoluar ata janë në një luftë të përhershme mes tyre për pushtetin. Ata të gjithë e duan atë, grinden për të, derisa kallash-pushteti u bie nga duart… Sytë drejtohen nga çelësi, provojnë ta marrin, tentojnë të hapin derën.
Asgjë nuk ndodh, ajo nuk hapet. "Kallashnikov", për rreth tre muaj, ka përfshirë në përgatitje stafin realizues. E megjithatë, të gjithë artistët e rinj janë të lumtur që ia kanë dalë mbanë ta ngjisin në skenë para publikut këtë shfaqje. Të gjithë janë përgatitur të sjellin para syve të tyre Shqipërinë e ditëve tona, atë për të cilën të gjithë jemi në dijeni, por që të gjithë e anashkalojmë. George Gabori, (GyĂśrgy GĂĄbori), autori i "Kallashnikov", është një shkrimtar hungarez me origjinë hebraike. Ai është i njohur me librin "Ëhen evils ëere most free", i cili, në të vërtetë, është më shumë një biografi. Ai ka kaluar një rini të vështirë. Ka vuajtur pasojat e kampeve të përqendrimit, gjatë periudhës së nazizmit dhe komunizmit në Hungari.
Ky lajm është publikuar: 03/03/2010