Kreu i PS-së takim informal me Montobion
Autori i Lajmit: S.T
Pak para mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve të grupeve parlamentare, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, takoi ambasadorin e Spanjës, Manuel Montobio, vendi i të cilit kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian. Takimi u krye në një prej lokaleve të kryeqytetit pak para Konferencës së Kryetarëve ku u caktua dhe data për diskutimin në Parlament të dy nismave të socialistëve për hetimin e zgjedhjeve. Mësohet se pikërisht këto propozime të socialistëve kanë qenë në qendër të takimit mes Ramës dhe ambasadorit spanjoll.
Ky lajm është publikuar: 03/03/2010