Abetarja arrin në Preshevë

Pas shumë peripecive e debateve, Abetarja gjithëkombëtare mbërriti në Preshevë, njoftoi të enjten kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.
Në Kuvendin e Komunës së Preshevës kanë arritur 400 abetare dhe abetare pune. Arritjen e abetares në Luginë të Preshevës Mustafa e cilësoi si një moment historik, meqë ky veprim kondicion edhe me 100-vjetorin e shtetit shqiptar.
Ndryshe, ishte data 24 prill 20011 kur u përzgjodh teksti fitues për Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Abetarja gjithëkombëtare është shkruar nga katër autorë; dy nga Shqipëria, Shezai Rrokaj e Mimoza Gjokutaj, dhe dy nga Kosova, Islam Krasniqi e Saranda Kumanova Pozhegu.