E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Utd do të blejë

Manchester United do të shpenzojë edhe 40 milionë funte para mbylljes së afatit kalimtar të verës ka njoftuar zyrtari Michael Bolingbroke. Sir Alex Ferguson ka përforcuar skuadrën me transferimin e mesfushorit japonez Shinji Kagawa për 17 milionë funte nga Borussia Dortmund kurse tinejxheri Nick Poëell erdhi nga Crewe për 4 milionë funte.

United ka shprehur interesim edhe për yllin e Sao Paulos, Lucas dhe Bolingroke ka njoftuar se klubi ka në dispozicion para për të sjell përforcime të tjera.

Ai tregoi se mesatarja e shpenzimeve të klubit në 10-15 vitet e fundit ka qenë mes 20-25 milionë funte por shtoi: “Jemi duke analizuar tregun por shpenzimet këtë verë mund të arrijnë deri në 40 milionë funte”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›