Abetarja e njëhsuar, MASH: Proçedurat në rrugë të mbarë
Shtëpitë botuese duhet te sjellin variantin përfundimtar të abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë deri në 3 prill 2012. Kriteret e Ministrisë së Arsimit për hartimin e kësaj abetarje janë të njohura për shtëpitë botuese por vlerësimi për variantin përfundimar do të bëhet nga Komisoni i Vlerësimit, i cili ka 6 anëtarë.
Autoritet e Ministrisë së Arsimit thonë se proçedurat po ecin me ritme normale dhe në vitin e ri shkollor 2012-2013 shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Kosovës do ta mësojnë "abc" në një libër të përbashkët.
Por si do të përzgjidhet varianti përfundimtar? Për këtë Këshilltari i Ministrit të Arsimit Jovan Kristriqi thotë se do të merret parasysh përmbajtja e librit, çmimi dhe specifikimi teknik i tekstit.
Do të këtë 80.000 kopje të para të kësaj abetareje dhe paralelisht me këtë do të shpërndahen tekste shqipe për shqiptarët e diasporës.