Ngrohja në shkollë, bashkia e Tiranës premton masa për dimrin
Në ditët e dimrit kur temperaturat shënojnë ulje të ndjeshme, mungesa e ngrohjes është ende shqetësim në shumë shkolla ne Tirane. Ka mjaft shkolla 9 vjecare në kryeqytet, ku nuk ka kaldajë dhe ngrohja bëhet me rezistenca të vogla që nuk shërbejnë as pjesën më të vogël të klasës. Në këtë rast fëmijëve u duhet të mësojnë me dorashka në duar aq më tepër kur mësimi bëhet me turnin e pasdites.
Edhe pse pa një buxhet të këtij viti, Bashkia e Tiranës ka nisur shpërndarjen e karburantit. Në disa raste është ndërhyrë edhe në rregullimin e sitemit ngrohës. Por kur ky system është me energji elektrike, ku ka ndërpreje energjie, klasat mbeten të ftohta.
Autoritetet e Bashkisë thonë se përgjatë dimrit do të garantohet funksionimi normal i sitemeve të ngrohjes në çerdhe, kopshte dhe shkollat e Tiranës.